Shqipëri: Kamëz, mjeti përplaset me shtyllën, humb jetën 15-vjeçari

17.09.2017 17:17:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Kamëz në rrugën e quajtur “Donald Trump”, ku një makinë e tipit “Benz” është përplasur me dy shtylla, njërën hekuri dhe tjetrën betoni.

Për fat të keq, ka humbur jetën rrugës për në spital një 15-vjeçar, i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se janë plagosur, drejtuesi i mjetit, me iniciale E.P, 15 vjeç dhe tre fëmijë të tjerë, shtetasit, .B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.