Shqipëri: Lulzim Basha-Ramës: Mos i jep mend NATO-s, e rrezikshme kur sillesh si lider

17.09.2017 10:52:09

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryeministrit Rama në Konferencën e Komunitetit Ushtarak me shefat e shtabeve të vendeve anëtarë të NATO-s.

Një reagim, lideri i opozitës i kërkon Ramës që përpara se ti japë mend gjeneraleve të NATO-s të plotësojë njëherë detyrat e shtpëisë, që kanë të bëjnë me kontributin për sigurinë e Shqipërisë dhe ta rajonit.

“Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.

Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tenderë skandalozë siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë”, tha Basha.​