Shqipëri/ Mbi 35 plumba në drejtim të vëllezërve/ Shpëton shënjestra, vdes vëllai i sapo dalë nga burgu

01.07.2019 10:31:33

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmë vendin. Mësohet se një person është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.

Viktima është Klevi Baho 24-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Sandër Baho 30-vjeç. Makina tip “Audi” u bë shoshë nga plumbat.

Në shënjestër të atentatit, por arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup ishte vëllai i viktimës. Ndërsa Klevi Baho që mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali humbi jetën në vend nga plumbat.

Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip Audi me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automatiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona.