Shqiperi/ Mos neglizhoni asnjë shenjë”/ Zamira Kita rrëfen për herë të parë betejën e saj me Covid-19

08.09.2020 10:29:22

Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita dhe bashkëshorti i saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kita ka folur sot në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel ku ka treguar si është gjendja e saj shëndetësore.

Ajo apeloi që të mos neglizhohet asnjë shenjë, duke theksuar se Covid është një lloj gripi.

“Është bërë bujë mediatike, nëse të zë Covidi nuk ke shpresë. Nuk e pata shumë të rëndë, bashkëshorti e pati më të rëndë, por e kemi kaluar

Është një grip diku më i lehtë, diku më i rëndë. Mos neglizhoni asnjë shenjë, asnjë këputje ose dobësi.

Pata një temperaturë të vogël, isha në plazh. Burri kishte kollë të lehtë, por thoshte që e ka të zakonshme”, rrëfeu Zamira Kita në ‘Wake Up’.