Shqipëri/ Policia gjen pranë parlamentit bomba molotov të pashpërthyera

18.05.2020 00:08:16

Më datë 17.05.2020, rreth orës 22:40, në tortuar, para hyrjes për në Parlament, në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.