Shqipëria e ngrirë, temperatura deri në -15 gradë celsius

14.02.2021 11:34:50

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm, por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -4°C, në zonat e ulëta nga -5ºC në 02°C dhe në zonat bregdetare nga 0°C në 4°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.