DNV: Në 95 % e votimeve po respektohen masat anticovid

DNV: Në 95 % e votimeve po respektohen masat anticovid

14.02.2021 11:26:21

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferncë e parë për media në ditën e zgjedhjeve.

Ismet Kryeziu, nga kjo organizatë tha se kanë angazhuar 500 vëzhgues që do të montojnë gjithë procesin zgjedhor.

“DnV është e angazhuar me 500 vëzhgues të sistemuar në 500 vendvotime të mbështetur me 50 ekipe mobile e 60 vullnetarë”.

“93 për qind e vend votimeve janë hapur me kohë kurse 3 për qind janë hapur pas orës shtatë ku ka munguar materiali i duhur”.

“Respektimi i masave kundër Covidit në 95 për qind të qendrave po respektohen. 97 për qind janë të pajisur më maska”.

“Qasja e personave me aftësi të kufizuar e garantuar me kushtetutë edhe këtë vit rreth 30përind e qendrave nuk respektojnë kushtet minimale”.

“Kemi matur edhe pjesëmarrjen e grave në këshillat e vendvotimeve ku për dallim nga viti 2019 ku kishim 35 për qind gra këtë vit kemi rënie me 31 për qind”.