Shqiptari e mbyt me thikë një serb në Vjenë

21.08.2017 19:59:02

Mediat e rajonit shkruajnë se gjatë një ngatërrese, një shqiptar e ka therë me thikë një shtetas serb të shtunën në mëngjes në Vjenë të Austrisë.

Shtetasi serb Perica Gavriloviq është vrarë nga një shqiptar, shkruajnë mediat serbe dhe ato të rajonit. Gazeta “Vecernji List” shkruan se autori i vrasjes tashmë është identifikuar ndërsa ndodhet në arrati.

“Kjo tragjedi ka ndodhur në afërsi të kafiterisë ‘Space bar lounge’ të cilin Gavriloviq e ka mbajtur me dy miq të tij. Ai dhe kamarieri, 28 vjeçar, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës në mëngjesin e kobshëm kanë dalur bashkë nga kafiteria duke ecur në drejtim të shtëpive të tyre përgjatë rrugës ‘Ottakringer strasse’ ku kanë hasur në dy shqiptarë dhe dy vajza shtetase serbe. Pas një fjalosjeje njëri prej shqiptarëve e ka nxjerrë thikën duke e therë në bark kamerierin, ndërkohë që serbin Gavriloviq e ka therë direkt në zemër”, shkruan gazeta serbe ‘Vecernji List’.