Shtatë kërkesat e komunave drejtuar Arben Vitisë

15.04.2021 13:59:35

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur mbledhje gjatë ditës së enjte me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Gjatë kësaj mbledhje, kryetaret i kanë adresuar Vitisë shtatë kërkesat e tyre.

Në mesin e kërkesave është që masat për gastronomet të tërhiqen, të zbatohet pakoja për përkrahje ekonomike si dhe të largohet ora policore.
Ministri Vitia ka deklaruar se 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me Këshillin e Kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.

Më poshtë gjeni 7 kërkesat Asociacionit të Komunave të Kosovë.

1.Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës,
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore,
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave,
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse,
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik,
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.