Shtëpia e Gylenit në Turqi do të bëhet tualet publik

28.07.2016 09:27:17

Hakmarrja e presidentit Rexhep Tayip Erdogan ndaj kundërshtarit të tij Fethullah Gylen nuk ka të ndalur. Mediat turke shkruajnë se shtëpia e lindjes e klerikut turk Gylen, i cili jeton në SHBA dhe që autoritetet turke e akuzojnë se qëndron prapa grusht shtetit në Turqi, do të shndërrohet në tualet publik.

Gulen ka lindur në Korucuk, por tani jeton në mërgim në Pensilvani. Ai u lind në një shtëpi njëkatëshe në këtë vend në provincën qendrore të Erzurum.

Duke cituar mediat turke, ‘The Independent’ raporton se kjo shtëpi me kërkesë të banorëve do të bëhet tualet publik.

Nga tentimi i grusht të shtetit me qindra libra që ka shkruar kleriku Gylen janë hedhur në rrugë dhe lumenj.

Ai u akuzua nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të shtetit, por kleriku e mohoi në mënyrë kategorike se është i përfshirë.

Autoritetet turke thonë se kanë shkarkuar dhe ndaluar rreth 60 mijë persona si të dyshuara me lëvizjen Gylen.