Shtohen tensionet Kinë-SHBA: Sekuestrohet droni nënujor, protestojnë amerikanët

16.12.2016 20:47:35

jë anije luftarake e flotës detare kineze ka pikasur dhe sekuestruar një dron nënujor të lëshuar nga një anije amerikane oqeanografike në ujërat ndërkombëtarë të detit të Kinës Jugore.

Kjo ka shkaktuar një protestë nga ana e Shteteve të Bashkuara, që kanë bërë një kërkesë për rikthimin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, i cili ka folur për “Reuters” kësaj të premteje, që ka folur në kushtet e anonimatit, transmeton syri.

Incidenti, i pari i këtij lloji në vitet e fundit, ka ndodhur të enjten e 15 dhjetorit në veriperëndim të gjirit Subic, pikërisht teksa anija e patrullimeve ndëroqeanike “USNS Bowditch” po përpiqej të rikthente pajisjen nënujore pa drejtues (UUV).