Shtyhet kthimi i coutinhos në fushë

06.01.2017 21:31:45

Philippe Coutinho ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Ylli brazilian vazhdon fazën e rikuperimit dhe nuk është i gatshëm për lojë as këtë fundjavë, ka njoftuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Coutinho është lënduar në muajin nëntor të vitit që kemi lënë pas në ndeshjen ndaj Sunderland që Liverpooli e kishte fituar 2:0.

Rikthimi i tij ishte parashikuar më datën 31 dhjetor në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, por Coutinho nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm as për atë sfidë të cilën ‘The Reds’ e kanë fituar 1:0.

Përveç Coutinhos në ndeshjen ndaj Plymouth Argile në Kupën FA do të mungojë edhe mbrojtësi Joel Matip.