Ushtria amerikane zbarkon në Gjermani, forcohet mbrojtja përballë Rusisë

06.01.2017 21:02:27

Kontingjenti i parë prej 4 mijë trupave të marinës amerikane, përfshi dhe tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake, kanë mbërri sot me anije në portin gjerman të Bremerhavenit.

Zbarkimi i trupave amerikane në Gjermani realizohet në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e saj lindor në kufirin me Rusinë.

Vitin që shkoi janë ngritur tensionet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor dhe Rusisë në anën tjetër, e cila në vitin 2014 ka pushtuar një pjesë të Ukrainës, ndërsa ka shfaqur shenja agresioni edhe ndaj shteteve tjera ish sovjetike. Kurse pika më e ndjeshme e mospajtimit vazhdon të jetë Siria