Shuplaket e Trumpit për Serbinë

24.02.2017 08:34:34

 

Donald Trump

Mediat serbe tash e disa ditë janë duke i analizuar deklarata e zyrtarëve amerikanë në lidhje me Kosovën. Kjo erdhi pas dëshpërimit që po marrin serbët nga inferioriteti i presidentit amerikan, Donald Trump karshi Serbisë dhe serbëve.

Gazeta serbe Blic, shkruan se pas dy-tre muaj të rritjes së euforisë në mesin e qytetarëve të Serbisë me rastin e zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-së, “Trumpi serb” doli “Trump tradhtar”, që nuk favorizon Serbinë aspak.

Ideja fillestare se Trumpi do të kap në dorë “ligjet e Ballkanit”, të cilat do të jenë në favor të Serbisë ishin një ëndërr e shkurtër dhe me sy çelur e serbëve. Bile disa nga zyrtarët serb thanë në media se Trumpi do të rivendoste Kosovën në Serbi, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, shkruan kjo medie shumë shpejt u kuptua se politika amerikane ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë, apo të nxitën marrëdhëniet e mira që mbështesin rrugët evropiane, çdo gjë ka mbetur e njëjtë siç ishte në më shumë se në pesë ose dhjetë vitet e fundit – e gjitha po rezulton se Kosova është pikëpamje e Shteteve të Bashkuara si shtet i pavarur.

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka thënë se këtë qëndrim qeveritë amerikane kishin treguar edhe më parë, e këtë rrugë po e vazhdon edhe Donald Trump.

Ai ka thënë, se krejt kjo rrjedh si çështje e mungesës së të kuptuarit dhe mungesës së përgjegjësisë, pasi ajo për serbët po shpreh fazën e mungesës së të kuptuarit të botës në të cilën jetojmë.

Siç tha ai, presidentit amerikan nuk do të mundet të ndryshojë strategjie kombëtare ndaj Serbisë.

“Mendoj se Trumpi do të jetë ai që do të jetë nismëtar që të përfundoj çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës, dhe më pas do të hap edhe çështjen për hyrje në NATO”, thotë Janjiq.

Me tutje thotë se kjo do të jetë “një politikë tradhtie” e Trumpit ndaj Serbisë, pasi që kështu dëshirojnë të thonë serbët.

“Kapaku” i krejt kësaj ishte fotoja e Trumpit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, rikujton gazeta serbe, duke renditur më poshtë edhe disa nga deklarata e zyrtarëve amerikanë në lidhje me Kosovën.

Veseli përmes llogarisë së tij në Facebook njoftoi se kishte pasur një takim në Uashington me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ishte mbishkrimi i fotografisë me Trumpin që Veseli ka bashkangjitur në Facebook, shkruan lajmi.net.

Trump me 17 shkurt uroj homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin në përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Kosovës. Letra thoshte se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës mbështetet në vlera dhe interesa të përbashkëta.

SHBA beson se komuniteti ndërkombëtar duhet të pranojnë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga pavarësia, tha ambasadori i ri amerikan në Nikki Haley OKB-së.

“Kosova duhet të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara”, tha ambasadorja e re e SHBA.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha se amerikanët do të reduktojnë prezencën e tyre ushtarake pasi ushtria e Kosovës të mandatohet për ruajtjen e territorit.

Kosova si Krimea

Mediat botërore dhe lokale kanë spekuluar për disa kohë se mund të ketë një marrëveshje në mes të presidenti rus dhe atij amerikan për të njohur pavarësisë e Kosovës.

Gjegjësisht, ka pasur spekulime se Trump do të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, në këmbim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga kjo e fundit e cila e kundërshton fuqishëm.

Më pas doli këshilltari i Tumpit, i cili tha se serbët ishin të njoftuar për çdo lëvizje të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, kishin spiun brenda Aleancës.

Presidenti Trump pak ditë më parë caktoi gjeneralin e ushtrisë amerikane, Herbert Raymond McMaster, i cili kishte bërë një analizë për pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane dhe NATO-s në konfliktet ballkanike.

Ai në analizën e tij thotë se serbët e Bosnjës ishin brutal dhe se nga maji i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 serbët kanë ditur çdo lëvizje të NATO-s, nga spiunët e tyre.

Sanksionet e presidentit të Republikës serbe në Bosnjë, Milorad Dodik të cilat kanë qenë në ditët e fundit në zyrën e Obamës, janë zgjatur nga administrata e Trumpit. /