Sindikata e Shërbyesve Civilë kërkon pezullimin e punës në institucionet administrative

13.03.2020 18:40:43
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, kërkon nga Qeveria pezullimin e punës në institucionet administrative.

Në një komunikatë për media, SShCK-ja ka bërë të ditur se pavarësisht masave të marra nga Qeveria e Kosovës, shërbyesit civilë që janë në kontakt me qytetarët i nënshtrohet një rreziku permanent, andaj kërkon pezullimin e menjëhershme.

“Sado që Qeveria e vendir proklamon se janë marrë masa të nevojshme dhe urgjente për parandalimin e kësaj pandemie, të cilat masa edhe ne i vlerësojmë, Shërbyesit Civilë të Kosovës shprehen të indinjuar se edhe në këtë rast, duke e ditur se të gjithë punëtorët administrativë që janë në kontakt me qytetarët, janë edhe burim potencial i shpërndarjes së virusit, është duke u injoruar një rrezik potencial që në rend të parë i sfidon shërbyesit civilë, familjet e tyre por edhe qytetarët”, ka thënë kjo Sindikatë.

Image