Siri: Gazrat helmuese janë lëshuar në vendin e rrezimit të helikopterit rus

02.08.2016 20:41:43

Një shërbim i ndihmës së shpejtë që veprojnë në territorin e kontrolluar nga rebelët në Siri, tha të martën një helikopter i ushtrisë siriane ka lëshuar një kontanierë me gazra toksike në një qytet, ku një helikopter ushtarak rus ishte qëlluar, raporton Reuters.

Koalicioni Kombëtar Sirian (SNC), akuzoi presidentin Bashar al-Assad se qëndron prapa këtij sulmi. Assad ka mohuar akuzat e mëparshme të përdorimit të armëve kimike.

Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Siri tha 33 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë të prekur nga gazi, të cilën ata dyshojnë se ishte klorit, në Saraqeb, në provincën Idlib të kontrolluar nga rebelët.

Grupi, i cili e përshkruan veten si një grup neutral të vullnetarëve të kërkim shpëtimit, ka postuar një video në YouTube duke treguar një numër të njerëzve duke u munduar për të marrë frymë dhe duke u dhënë maska të oksigjenit nga njerëz me uniforma të mbrojtjes civile.