Siri: Sofër iftari nën gërmadha një kilometër e gjatë

24.06.2017 16:14:23
Rreth 7.500 qytetarë të Duma-s, vend ky që ndodhet në afërsi të kryeqytetit të Sirisë, Damask dhe që ndodhet nën rrethimin e regjimit, janë mbledhur në një sofër iftari në ambient të hapur prej 1 kilometër të gjatë.
Përmes një deklarate për AA, kryetari i Parlamentit Rajonal të Duma-s, Mahmud Aybar, thotë se kanë ngritur një sofër 1 kilometër të gjatë për iftar në ambient të hapur. Ai vë në dukje se kjo është mundësuar në saje të bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Sofra e iftarit e vendosur në rrugët e rrethuara me gërmadha, pranë xhamisë së madhe të Durma-s, ka patur frekuentim të madh, thotë Aybar dhe më pas shton: “Kemi një synim kur vendosim sofrën e iftarit nën gërmadha. Ne duam që të takojmë të pasurin dhe të varfërin në të njëjtën sofër. Duam që të ulim të pasurin dhe të varfërin në të njëjtën sofër.”

Ndërsa duke thënë se është hera e parë që ngrihen sofra të kësaj natyre, Aybar është shprehur: “Shpresoj që të ndalojë lufta në vend dhe njerëzit të tubohen shpesh herë në aktivitete të tilla. Unë lus Allahun që ky Bajram të sjellë shpresë dhe paqe për Sirinë.”

Qyteza e Duma-s e cila gjendet në jug të Damaskut, prej 4 vitesh ndodhet nën rrethimin e ushtrisë së Asadit dhe grupeve terroriste që ndihmojnë regjimin.

Në këtë vend ku mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm, regjimi nuk lejon as dërgimin e ndihmave humanitare.