S’ka kuorum, Kuvendi në pauzë deri në orën 14:00

02.03.2018 13:04:56

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën për shkak të mungesës së kuorumit.

Xhavit Haliti tha se nuk ka kuorum dhe se nuk mund të fillojnë me shqyrtimin e projektligjeve, duke shkuar kështu në pauzë deri në orën 14:00.

Ndryshe, seancën e sotme e kanë lëshuar deputetët e VV-së në shenjë pakënaqësie, pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ia ndërpreu fjalën deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit.