Skandaloze: Jetojnë në Mojstir dhe janë në listën e votuesve jashtë vendit!

23.11.2017 23:28:02

Manipulimi me listat zgjedhore dhe me emrat e votuesve në komunën e Istogut, është vënë në dukje edhe më parë, duke dalë dëshmi edhe emra të personave të vdekur, por që kanë votuar për Gani Dreshajn.

Më poshtë është një listë e votuesve jashtë Kosovës, e në të cilën, sipas një hulumtimi dhe sipas burimeve të fokusi.org, ka emra të personave që jetojnë në komunë të Istogut, kurse janë në këtë listë, pra si votues jashtë Kosovës.

Sipas burimeve të fokusi.org, personat e një familje, Afrim, Besim, Demush, Malush dhe Lumturie Abazaj nga fshati Mojstir i komunës së Istogut, jetojnë në këtë fshat, kurse janë përfshirë në litën e votuesve jashtë Kosovës

Po sipas burimeve të fokusi.org, Afrim dhe Demush Abazaj punojnë gardianë në burugun e Dubravës.

Përveç këtij skandali të hapur dhe të rëndë, është edhe një skandal tjetër, kur personave u ështëndryshuar fare mbiemri: janë Zekaj, e u është shënuar Abazi dhe Abazaj, dhe janë përfshirë në këtë listë të votuesve jashtë Kosovës.

Më konkretisht, sipas burimeve të fokusi.org, Naser Abazaj, është Naser Zekaj, kurse Gjevdet Abazi, është Gjevdet Zekaj.

Një skandal tjetër, sipas burimeve të foksui.org, është edhe përfshirja në listën e votuesve jashtë Kosovës, por si banorë të Mojstirit, e që nuk janë të këtij fshati, janë:  Agim, Asan, Hisni dhe Tafë Abazaj./fokusi.org/