Skender Hyseni: Serbia na ka provokuar rëndë me mesazhe luftënxitëse

17.01.2017 11:34:33
Ministri Skender Hyseni gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Brendshme , Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së lidhur ka raportuar rreth ngjarjeve të fundit, konkretisht tentimin e futjes se trenit serb në Kosovë.
“MPB që nga dita e paralajmërimit për ardhjen e trenit ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës për të vepruar në bazë të Kushtetutës dhe shmangies së ndonjë incidenti . Nuk është vepruar ad-hoc por ka qenë një koordinim mes institucioneve. Kemi tentuar edhe përmes bashkësisë ndërkombëtare që ti kërkohet Serbisë që mos të nisë atë tren dhe mos të na detyrojë të përdorim forcë. Ka qenë një provokim i rëndë dhe nuk e teprojë kur them një provokim me mesazhe luftënxitëse”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet në mënyrë të shkëlqyer.

“Dërgimi i policisë më herët në atë zonë do të jepte mundësi për mobilizim të personave të tjerë pasi dihet se në atë zonë (Jarinjë)  çfarë situate kemi. Kemi pasur frikë nga një objekt i braktisur aty duke pasur parasysh se ka qenë errësirë por fatmirësisht ka shkuar çdo gjë mirë. Serbia ka tentuar që të bëjë një provokim të madh që të përfitojë nga kjo situatë por ne kemi vepruar me mençuri për të mos lejuar këtë alibi të Serbisë. Duhet të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm në këtë periudhë dhe në këta 3-4 muaj mund të përballemi më provokime të rënda sepse dikush e bënë për fushatë”, ka theksuar Hyseni.