Skënderbeu, Ipeshkvia e Kosovës mirëpret paratë (VIDEO)

10.03.2018 22:34:54

Katedralja e kishës katolike Zoja Ndihmëtare në Prizren po shpëtohet mbi emrin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Të premten qeveria e Kosovës ndau një shumë prej 250 mijë eurosh për restaurimin e monumentit fetar.

E kjo po bëhet në nder të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Lajmit iu gëzuan udhëheqës të famullisë në Prizren,ndërsa rrëfejnë për lidhjen e kishës me Skendërbeun.