SLICE- kompania brilante e themeluar nga Ilir Sela

21.07.2017 15:01:01

A keni menduar se ndonjë i ri nga Maqedonia do të mbledh 15 milionë dollarë amerikanë, që do themelojë një kompani shumë të suksesshme e cila do të punësojë 260 të rinj në Maqedoni? Po ka raste të tilla!

Ju prezentojmë Ilir Selën nga Dibra që ka bërë revolucion në tregun e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ju ndihmuar pizerive në SHBA që të jenë më afër klientëve, duke ju ofruar shërbimin e gjetjes së picës më të mirë në një vend, pra në www.slicelife.com

Si punon kompania e të riut Sela nga www.slicelife.com?
6.000 pizeri nga i gjithë territori i SHBA-ve janë të regjistruara në këtë faqe për të gjetur shërbimin më të mirë për pizza. SLICE merr 1.95 dollarë amerikan për çdo porosi, pa marr parasysh madhësinë e picës. Kjo e bënë dallimin nga shërbimet tjera online pasi tjerët marrin përqindje nga çdo shitje. Në këtë rast, konsumatorët nuk paguajnë aspak, harxhimet e shërbimiti merren nga piceritë që janë në këtë rrjet.

Kush është Ilir Sela?


E gjithë kjo, është bërë nga Ilir Sela që Staten Island në SHBA, i lindur në Dibër të Maqedonisë. Gjyshi i tij që nga vitet e 70 ka pasur piceri në Manhattan të Neë Yorkut. Iliri ka mbaruar për shkencat kompjuterike (IT). Më herët ai ka pasur kompani për IT. Në vitin 2009 ka pasur e ka nuhatur këtë biznes duke menduar një ide briliante për të porositur pica në formë elektronike ku do të ishin mbledhur në një vend shumë kompani të kësaj industrie.

Sela ka bërë një raport për të vlerësuar interesimin e njerëzve për këtë shërbim dhe e ka kuptuar se ky biznes atij do t’i siguronte miliarda dollarë dhe e ka filluar duke e hapur biznesin e tij me emrin SLICE. E kanë filluar së bashku me Butrint Selën i cili ka qenë përgjegjës për të gjetur staf që do të punonte prej Maqedonie për nevojat e SLICE në SHBA. Butrinti kishte punësuar katër persona, ndërsa tani kjo kompani ka punësuar hiç më pak se 260 punëtorë në Ohër dhe Dibër, për të ndihmuar kompaninë në New York City.

Si lindi ideja?
Iliri ka jetuar dhe është shoqëruar me shokë që kanë pazur restorantet e tyre për pizza dhe kjo ka ndikuar që atij t’i kujtohet ideja për t’i shërbyer këto restorante.

Si punohet?


Ekipi prej 260 personave të punësuar e ka talentin dhe vullnetin e duhur që të shërbejë kompaninë me qendër në SHBA. Butrint Sela, Ilir Sela dhe përgjegjësi i punëtorëve Betim Osmani kanë shfrytëzuar vullnetin e të rinjëve që janë të gatshëm për të zhvilluar karrirerën në vendin e tyre dhe mos të ikin jashtë shtetit.

”Në Maqedoni ka një numër të madh të rinjsh që janë të talentuar por deri tani nuk kanë pasur sfida.” thonë nga SLICE në Maqedoni.

Fuqia punëtore në Maqedoni që është shumë më e lirë se në SHBA ju ka lejuar themeluesve të SLICE që të zhvillojnë strategjitë e marketingut dhe shënjestrimit të klientëve në SHBA.

Gatishmëria e tyre për të punuar me pasion na ka mundësuar që ne të fokusohemi në terme afatgjate për të gjetur një gjuhë të përbashkët me konsumatorët tanë dhe për të ju siguruar të gjithë kërkesat që i kanë.” thonë nga SLICE për DigitalSpoiler.

Çka bënë SLICE në Maqedoni?


Në Maqedoni SLICE është e prezentuar në disa mënyra dhe punëtorët punojnë në shërbimin për të shërbyer klientët (Customer Support) e deri në Financa (Account Management).

Ekipi i SLICE në Maqedoni i merr porositë, ndërton marrëdhënie me restorante tjera, zbaton strategji marketingu dhe ju jep ndihmë logjistike restoranteve dhe mijëra klientëve në ditë.

SLICE ka fituar një grant prej 15 milionë dollarë për investim në strategjitë e reja për të ardhmen. Ky grant është fituar nga: GGV Capital.

Deri tani për SLICE kanë shkruar mediume të mëdha si Tech Crunch, Business Insider dhe Recode.

Me grantin e fituar nga SLICE thonë se do ta përdorin për shtrirje të reja me zyra edhe nëpër vende të ndryshme të Ballkanit.