Trump emëron gjeneralin Mattis shef të Pentagonit

20.01.2017 22:18:22

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump urdhrin e tij të parë që e ka nënshkruar është emërimi i gjeneralit në pension, James Mattis, për Sekretar të Mbrojtjes.

Gjenerali Mattis kishte udhëhequr marinën amerikane dhe është njëri nga personalitetet ushtarake më të respektuara në SHBA.

Presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump bëri sot betimin mbi Bibël dhe mbajti fjalimin e tij të parë para Kapitolit në Uashington.