Sot iu kthye vendit, Heroi i saj – Ministri i Parë i Mbrojtjes dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës

21.09.2018 17:39:18

Sot iu kthye vendit, Heroi i saj – Ministri i Parë i Mbrojtjes dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës – i dekoruar ne Kosovë “Heroi Kosovës” dhe në Shqipëri, me dekoratën më të lartë shtetërorë, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”!
– Kolonel Ahmet Krasniqi, nipi i Aziz Zhilivodës, u vra, pak dite pasi, si parapërgatitje, u çarmatos zyrtarisht n’Shqiperi!!!? – nga urdhërdhënës dhe nga dora tradhtare (shqiptare), nga argatët e Serbisë dhe fara e huaj – krejtësisht njëjtë, si edhe Hasan Prishtina dhe dhjetëra heronj tjerë te vendit!
P.S. Populli ynë i mallkon, me shumë të drejtë – vrasësit e bijëve të tij më atdhetar, më të menqur e patriot – me thënien: “Ju huptë fara (urdhër-dhënësve) e Ju thaftë dora (ekzekutuesve)”!
– Lavdi, për jetë, Kryekomandantit e Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi