Spiunët, vrasësit, rrencat dhe hajnat, duhet t’i lypni te ish “Shtabi i Përgjitshëm” i UÇK-së!

17.03.2019 14:41:48

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar (2)

“Ruzhdi Ali Muharremi i Drenocit e ju të ”veteranë” të tjerë, më nuk keni ”besë” nga unë”, dat. 16 mars 2019.

Ruzhdi unë nuk jam hajn, vrasës e as spiun, flas ate që e kam dëgjuar dhe e kam parë.

Ruzhdi, kush të bënë ty përgjegjës dhe për çka?

-Mos e drejto pushkën prej vetit!

Njerëzit e pushtetshëm, të Llapushës

Bislim Zyrapi, spiun I UDB-ës jugosllave

“Me allti e vret vehten e me pushkë e vret tjetër kund”! (Pop.)

Ruzhdi, gjyshi im, Imer Seferi thoshte: “Pushka, sa e ke grykën, e ka nafakën”

Që nga ish “komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Bislim Zyrapi e drejtori politik, Hashim Thaçi, dhe me radhë, të gjithë ishin njerëz të shitur, të shërbimeve të huaja, gjitnjë sipas dëshmive me shkrim e të publikuara në të gjitha mediumet më të besuesme në botë. Për disa flasin edhe vetë ish “komandantët” e UÇK-së.
Por po dal te Ruzhdiu e herën tjetër, sjelli edhe dëshmi të tjera.

… Dhe vazhdon Ruzhdiu me monologun e vetë “Këto janë çka janë biseduar, ndërsa emrat e përmendur në shkrime të vrarë e të gjallë nuk janë cekur fare. Për ta ai jep sqarim vet.
Unë se marr përsipër po më keq e kam ndier veten që është përfolur figura e Mensur Zyberit, tash Hero, si dhe emrat e Isuf Gashit, Malush Gashit që të dy këta kushërinj të mi, Bedri Zyberit e Osman Zyberit që janë miq të shtëpisë, e emra të tjerë s’janë përmend as për mirë as për keq, aty kanë qenë edhe të pranishmit dëshmitarë”.
Ruzhdi ”zotëriu”, fjalët tua që të mos keqkuptohem përsëri, po i fus në thonjëza dhe po i shkruaj në stilin kursiv (”K”).
O Ruzhdi Ali Muharrem Gashi, po të kishte shtet ligjor, ti do të përgjigjeshe për këto që po flet. Policia (e më vonë prokuroria e gjykata) do të bënte me ty një provë, një test me një aparat që ka policia, nuk di a e ka policia e Kosovës, që në gjuhën shqipe e përktheve si ”Detektor gënjeshtrash” 1*). Është një aparat elektronik, shumë i avancuar që ndryshe quhet edhe si ”Polygraf”, në anglisht, që policia e përdor për njerëzit e dyshuar që dyshohet se kanë krye një vepër penale, plagosje, vrasje, vjedhje (por të pazbuluara) duke e pyetur personin e dyshuar se a flet të vërtetën apo rren. Për më shumë, lexoje shpjegimin në sued. dhe në angl.

Ruzhdi, kush të bënë ty përgjegjës dhe për çka?

Unë nuk e kam bërë askend përgjegjës për personat e zhdukur e të vrarë. Kam përmendur njerëzit e vrarë me emër e me mbiemër dhe sipas të gjithëve, që i dëgjova edhe në odën tuaj,për “heronjë” të gjallë e të vdekur, për Mensur Zyberin, (tash Hero, pas vdekjes ”R. G”.), Isuf Gashin, ”hero i gjallë”, Malush Gashin, Bedri Zyberin e …Osman Zyberin etj.
PërveÇ Isuf Gashit asnjëherë nuk kam dëgjuar emrat e “heroit” Mensur Zyberit, Bedri e Osmanit, Zyberit dhe të Malush Gashit. Për këta “heronj” të Rahovecit (?) unë dëgjova bash në odën tënde.
E disa nga njerëzit ose të zhdukur në Drenofcin tënd, në shkollën ku mësojnë fëmijët tuaj e aty ku ndoshta edhe ti punon, janë zhdukur ose vrarë (disa nga ata): Behadin Hallaqi, Hysen Brahim Muhagjeri, nga Denji, Avdi Muhamet Berisha nga Bretkoci etj.
Unë nuk i kam shpik asnjë nga këta “burra” e “heronj”, te ju dhe në Brestoc i dëgjova Pastaj, e ku ishim bashkë me Fetah Berishën dhe Hasan Dan (Ramadan) Kastratin. Pastaj, nga Drenofci, shkuam te Mario (Muhamet) Avdi Berisha. Ai tregoi, ato që i kam publikua, me fjalë tjera tha ato që dëgjova në odën tënde, në Drenofc dhe deri më tash nuk i ka ndryshua fjalët.
“-Po!, babën tonë e kanë marrur disa ushtarë të uÇk-së dhe e kanë qu në Drenofc të Zatriqit. As për këtë, unë nuk po të akuzoj ty se ti je vrasës por nëse ti ke qenë “shtabist”, ja pafsh hajrin.
Janë përmendur edhe “njerëzit” që janë “të gjallë”, ku disa të zhdukurit, e sigurisht janë të vrarë, “rastësisht” i ka qit udha andej, si Hashim ThaÇin, Kadri Veselin, Sabit Gecin, Bislim Zyrapi etj.
Fatkeqësisht e vërtetë,por këta tash u bënë edhe “heronj” të shkrimeve të mia dhe nuk kam Çka të heqi e as Çka të shtoj pos të sqaroj edhe unë sikurse edhe ti.
Për Isuf Gashin, “burrin” me plis të bardh kam shkruajtur shkurtimisht apo më mirë me thënë, emrin e Isufit e kam përmendur kur kam folur për Gani Gjemë Paqarizin dhe rënien “heroike” të Ganit e ku, ishte edhe Isufi, i vetmi dëshmitar i gjallë, kur kam shkruajtur për një krahinë tjetër të Kosovës, për Llapushën, para disa vjetëve në një fejton bukur të gjatë, më të gjatë se sa “Fejtonin për Drenofcin e Zatriqit me titull “Fejton ekskluziv: A kishte luftë çlirimtare në krahinen e Llapushës apo luftë për pushtet e për pare?”, Sinan Kastrati, BOTA PRESS – 28/06/2015. Në këtë fejton flas për Gani Paqarizin, ish nxënësi tim që iu duk se atje, në rrethin prej nga vjen, lokalitetin e Lubizhdës dhe rrethin e Llapushës e ka “bâ fet” e ka ardhe edhe në rrethin tuaj, në “Serezin e Rahavecit”.
Njerëzit e pushtetshëm, të Llapushës
E pra, kur flas për ”Njerëzit” më të” pushtetshëm” që nuk ishin të paktë, e përmendi edhe Isuf Gashin bashkë me “heronjët” e Llapushës:

Gani Krasniqi nga fshati Carrallukë, një ish i burgosur politik,

Isni Kilaj, ish kryetar i LDK-së, PDK-së dhe dy mandate kryetar i komunës së Malishevës,

Gani Gjemë Paqarizi nga Lubizhda, ”ushtarak”,

Sokol Bashota nga Ceroviki, ish kryetar komune në Klinë,

Selim A. Krasniqi, nga Vll. Drenofci, vëllai i Xhevë Avdyl Krasniqit, mësues i imi, në klasën e tretë

Habib Nezir Zogaj nga Turjaka, ”ushtarak”, gazetar i radio ”Kosova e Lire”, aktivist i “devotshëm” e katundar i imi,

Nexhmi Krasniqi, ish shofer autobusi, tash komandant i policisë në Prizren dhe …
Bislim Zyrapi, spiun UDB-ës jugosllave
Bislim Zyrapin, ish shef i të ashtuquajtur “Shtab ….”

Bislim Zyrapi, ushtarak, ish epror i APJ-së, për të cilin ka shumë pikëpyetje për tradhti kombëtare (do ti tregoj edhe ty dhe “veteranëve” të Drenofcit të Zatriqit, dikur, në kohë “lufte”, “Komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe “njeriu më besnik i “Председник” dhe i dekoruari Hashim Thaçit, spiunit të Francës e kryetar i Kosovës (Hashim Thaçi). Vetë Hashimi deklaroi, “është njeriu më besnik” e unë do të ofroj dy dëshmi që flasin të kundërtën, një nga Gjykata Ushtarake e APJ-së dhe një tjetër nga ish profesori dhe eprori ushtarak i Bislim Zyrapit, Kolonel Agim Mehemeti.
Dëshmia e parë (Në gjuhën origjinale)
“VOJNI SUD U SARAJEVU
I K broj 20/87
27. marta 1987. Godine
PRESUDA
U KRIVIĆNOM PREDMETU PROTIV:
Opt. AGIM MEHMETIA,
Opt. DŽAFERIA KABAŠIA,
Opt. MIFTARA ZIBE,
Opt. ŠABI DERMAKUA,
Opt. RAHIMA ADEMIA,
Opt. DŽAVITIA ŠA ĆIRIA,
Opt. MUSE HODŽE,
Opt. DŽEMA ADEMIA,
Opt. TAHIRA MEHMETIA i
10.Opt. ENVERA IDRIZIZA.

-Sarajevo. 1987, godine-
(Marr nga: Agim MEHMETI, “E VËRTETA PËR FARK-un”, fq. 9.

Dëshmia e dytë:
Agim Mehmeti, ish Zv. Ministër i Ministrit të Mbrojtes, Kolon. Ahmet Krasniqit për Bislim Zyrapin thote: “… Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thot auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (Libri. Agim MEHMETI, “E VËRTETA PËR FARK-un”, fq. 12.).

E pra këti kori për faqe të zezë, hiÇ ndonjë nga këta ndoshta dy apo tre e kam futur edhe Gani Krasniqin, që ishte denuar me burg të rëndë e të gjatë por që në “liri”, s`ka lënë gurë pa përmbysur për me qenë i pari. Ganiu ishte edhe shok klase me mua, në gjimnazin “Ramiz Sadiku” në Rahovec, paralelja e ndarë në Malishevë. Kësaj bande hajdutës ia bashkangjita edhe Isuf Gashin.

1*) Në suedisht: ”En lögndetektor, ibland kallad polygraf, är en elektronisk apparat som används för att för att söka utröna om en person talar sanning eller ljuger genom att registrera ett flertal kroppsfunktioner. Det finns inga vetenskapliga bevis för att de fungerar. Att tala sanning är naturligt för alla människor medan lögn för de flesta människor kräver viss ansträngning. Det finns ett samband mellan vissa kroppsfunktioner (till exempel puls, andning, blodtryck och handsvett) och det obehag en person upplever. Detektorn avslöjar egentligen inte lögn eller sanning utan snarare personens reaktion på att få vissa obehagliga frågor. I vilken mån den utfrågade personen tror på detektorn har också viss betydelse, men den är inte avgörande. Enligt förespråkarna för tekniken kan ren nervositet sållas ut från det obehag frågorna framkallar vid ett förhör genom att en stor mängd kontrollfrågor av liknande karaktär ställs, men som ej har direkt samband med den fråga som är aktuell (brottet). För en oskyldig skulle kontrollfrågorna och frågorna om “brottet” ge liknande resultat, medan en “skyldig” oftast skulle få starkare reaktioner på frågor som specifikt har samband med “brottet”.
Në anglisht ”A polygraph”

Vazhdon

Malmö, 17 mars 2019