Stagnon dialogu“Vetëvendosje”e LAA

Stagnon dialogu“Vetëvendosje”e LAA

13.07.2017 09:41:22

Lëvizja “Vetëvendosje” ashtu sikur koalicioni LAA ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar për fillimin e takimeve zyrtare, të cilët kanë të bëjnë me harmonizimin e planprogramit qeverisës.

Të dy taborët thonë se pavarësisht shumë pikave që i ndajnë ka edhe të tjera të cilat i bashkojnë dhe që krijojnë mundësi bashkëpunimi.

Megjithatë, sipas tyre, akoma nuk ka asgjë konkrete që do t’i çonte një hap përpara ndaj pozitës në të cilën gjenden tani.

E duke qenë kështu as njëra e as tjetra palë nuk kanë formuar as grupet punuese, që do të punonin në hartimin e programit qeverisës.

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike janë pro një bashkëpunimi mes LVV-së dhe LAA-së.

Ata thonë se të dyja palët kanë pika të përbashkëta që do të çonin në një marrëveshje paszgjedhore.

Brenda lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk e dinë kur do të ketë një takim të radhës me koalicionin LAA.

Nazlie Bala, anëtare e Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, se takimet e radhës me koalicionin LAA kanë të bëjnë me hartimin e programit qeverisës.

“Takimet e radhës që do të pasojnë kanë të bëjnë me formimin e grupeve punuese në hartimin e programit qeverisës. Çdo marrëveshje e arritur do të bëhet publike për opinionin”, ka thënë Bala.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lufti Haziri ka përmendur pikat që i bashkojnë dhe që i ndajnë nga LVV-ja