Studiohet e kaluara e Hënës, zbulohen fakte interesante për satelitin natyror të Tokës

09.02.2020 22:50:47

Agjencia Amerikane e Hapësirës ka studiuar të kaluarën e satelitit natyror të Tokës dhe ka zbuluar diçka interesante nga historia e saj.

Ekspertët e NASA-s besojnë se para 3-4 miliardë vjetësh, Hëna ka pasur atmosferë.

Sipas studimit të ri të NASA-s, aktivitetet intensive vullkanike nxorën gaze të shkrira në sipërfaqen e Hënës, me shpejtësi aq të madhe saqë ato kanë mundur të shpërndahen në kozmos. Ato përmbanin monoksid karboni dhe formuan një atmosferë të përkohshme rreth Hënës që mund të zgjaste deri në 70 milionë vjet para se të shpërndahej në errësirën e kozmosit.

Studimi i publikuar në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, sugjeron se atmosfera ishte më e dendur para 3.5 miliardë vjetësh.