Stuhia Earl dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë kanë lënë të vdekur 38 njerëz

08.08.2016 11:17:51

Rrëshqitjet e shkaktuara nga reshjet intensive në Meksikën lindore kanë lënë të vdekur 38 njerëz në prag të stuhisë tropikale Earl.

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në rrëshqitjet e shumta në veriun malor të shtetit Puebla, tha koordinatori kombëtar i mbrojtjes civile Luis Felipe Puente në një intervistë me ForoTV, njoftoi Associated Press.

Ai tha se 25 prej të vdekurve ishin në pjesë të ndryshme të vendbanimit të Huaucinango dhe tre ishin në Tlaola.

10 njerëz të tjerë kanë vdekur në shtetin e Veracruz, varrosur në rrëshqitjet e tokës, pas reshjeve intensive dhe përmbytjeve, tha Guvernatori Javier Duarte në një postim në Twitter të dielën.

“Ne vazhdojmë të vëzhgojmë lumenj që janë mbi nivelet kritike,” tha Duarte në një tjetër postim Twitter.