Dyshohen për vrasjen e 17 vjeçarit, policia arreston katër persona

08.08.2016 11:06:57

Policia ka arrestuar 4 persona, të cilët dyshohen se kanë vrarë 17-vjeçarin, që u gjet i vrarë në landfillin e Sharrës. Sipas policisë, dyshohet se ai është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “eskavator me kova”, gjatë punës në landfilld. Personat e arrestuar janë: Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori; Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë, përgjegjës turni; Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K.