Suharekë/ Sekuetrohen dy pistoleta

31.01.2018 10:47:21

Me qellim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe pa armë ilegale,  hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” . Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin. Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët. Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;

  1. “Bereta” model PX4 me numër serik PX231269
  2. “Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758
  3. tre karikatorë
  4. gjashtëdhjetë fishekë  të kalibrit 9mm.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.