Sulm terrorist në Jemen, vriten 40 ushtarë

10.12.2016 18:40:57

Në një sulmues vetëvrasës që ka ndodhur në Jemen, janë vrarë së paku 40 ushtarë dhe janë plagosur 70 të tjerë.

Sulmi është kryer në një bazë ushtarake në qytetin jemenas Aden, ka njoftuar Ushtria e Jemenit.

Deri më tani në Aden kanë humbur jetën së paku 10,000 njerëz, në konfliktin mes forcave qeveritare dhe terroristëve të Shtetit Islamik.