Sulmohen dy familje në Francë, shkaku ishte veshja e dy grave

09.09.2016 23:43:35

Dy familje në Francë, janë bërë viktima të një sulmi teksa po shëtisnin me biçikleta. Arsye për sulmin, ka qenë fakti që gratë e familjes kishin veshur pantallona të shkurtra, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Sulmi që ka ndodhur në portin e qytetit Toulon, derisa dy çifte bashkë me fëmijët e tyre po vozisnin biçikleta, është kryer nga një grup tinegjerësh.

Ata gjatë sulmit kanë bërtitur duke i thënë fjalët: “Kurvë e ndyrë, zhvishu krejt më mirë”.

Në këtë incident janë përfshirë burrat e grave që janë ngacmuar, duke u rrahur me tinegjerët.

 

 

Dy anëtarë të këtij grupi, një 17 vjeçar dhe një tjetër 19-të, janë arrestuar.

Kjo ngjarje, ka ndodhur menjëherë pasi qytetet bregdetare të Francës, e ndaluan veshjen e burkinive për gratë myslimane në plazh, gjë që nxiti shumë debate dhe kritika brenda dhe jashtë Francës.