Sulmohet për herë të dytë me bombë objekti qeveritar në veri të Mitrovicës

10.01.2017 22:18:17

Para pak çastesh është hedhur një mjet shpërthyes i dytë në objektin qeveritar në Mitrovicën Veriore duke shkaktuar dëme të mëdha matriale.

Burime të lajmi.net thonë se ende nuk dihet a ka të lënduar.

Objekti ka qenë i marrë me qira nga Ministria e Administratës Publike për vendosjen e zyrtarëve qeveritarë në veri.

Po ashtu sonte, rreth orës 20 e 20 minuta një mjet tjetër shpërthyes është hedhur në hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, aty ku kishte qëndruar ministrja Tahiri në kuadër të hapjes së kësaj zyreje.