Super-aksioni në Krujë, sekuestrohen 1.2 ton kanabis sativa, 6 në pranga

19.10.2016 09:59:39

Sekuestrohet një tjetër sasi e madhe droge ne zonen e Krujes.

Burime nga policia bëjnë me dije se 1.2 ton drogë është sekuestruar në fshatin Derven të Krujës.

Operacioni antikanabis mësohet se është në zhvillim. Kontrollet e policise mesohet se vijojnë në këtë fshat, ndërsa raportohet se janë shoqëruar gjashte persona persona.

Reagon kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulsim Basha ka reaguar ne lidhje me aksionin antidroge ne Kruje.

“1.2 ton droge e Artur Bushit u kap sot fale punes se perbashket te SHISH dhe Prokurorise. Pergezoj dhe falenderoj punonjesit me integritet dhe kurajo te ketyre dy institucioneve”, shkruan kreu i PD.