Tajfuni më i fortë në botë vret 11 persona (Foto)

16.09.2016 11:32:22

Stuhia më e fortë në botë, tajfuni “Meranti” ka vrarë të paktën 11 persona në Kinë pasi goditi bregdetin e saj juglindor, ka njoftuar sot Qeveria kineze.

“Meranti” është shpërndarë gjerësisht këtë të premten, vetëm një ditë pasi doli nga Oqeani Paqësor duke lëvizur me shpejtësi nëpër Tajvan dhe duke shkaktuar rrëshqitje të dheut afër portit kinez në qytetin Xiamen, në provincën Fujian, transmeton Express.

Stuhia vrau shtatë persona në Fujian dhe tre në provincën Zhejiang.

Njëmbëdhjetë persona të tjerë janë zhdukur.