Dështon grabitja e argjendarisë, shqiptari dhe italiani qëllojnë policinë (Video)

16.09.2016 11:38:49

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Lecce. Ata u futën për të grabitur një dyqan bizhuterish, në qendrën tregtare “Centurm”.

Nën kërcënimin e armëve 20-vjeçari Antonio Gabellone dhe 22-vjeçari Roland Karaj mbushën tre çanta me bizhuteri.

Por gjatë kohësh që ata po “punonin” një nga punonjësit arriti të shkel butonin e alarmit.

Kjo bëri që forcat speciale të rrethojnë qendrën në pak minuta, shkruan tvklan.

Kur dy grabitësit dolën, panë që ishin të rrethuar. Ata qëlluan disa herë në drejtim të policisë por e panë që nuk kishin ku të shkonin dhe më pas u dorëzuan.

Sipas mediave italiane, ata kishin vjedhur 150 mijë euro mall, i cili më pas është kthyer në dyqan.

Policia thotë se të dy kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë në kërkim.