Tajfuni “Nida” godet Kinën jugore, dëme të mëdha (Video)

02.08.2016 13:28:37

Tajfuni “Nida” me erëra të forta dhe dallgë të mëdha në zonat bregdetare ka shkaktuar dëme në disa zona të Kinës.

Mungesa e energjisë elektrike dhe ndërprerja e shërbimit të transportit detar ka sjellë vështirësi në rajonin jugor të Kinës, Guangdong, të martën në mëngjes.

Gjatë ditës së djeshme, të paktën 200 fluturime u anuluan në Hong-Kong nga tajfuni, i cili ka shkaktuar erëra me shpejtësi deri në 150 km në orë. Pas ishujve Filipine,tajfuni “Nida” gofiti Hong-Kongun e më pas edhe jugun e Kinës.

Sipas mediave vendase, përveç aeroporteve, në vend janë mbyllur edhe shkollat.

Mësimi është ndërprerë, po ashtu edhe shumë biznese e institucione punojnë me orare të kufizuara, ndërsa autoritetet kanë kërkuar lëvizje sa më të pakta derisa tajfuni të ngadalësohet.