Taksa pasive e Haradinajt dhe reciprociteti aktiv i Kurtit

13.02.2020 12:21:14

Nga Ahmet Asani

Reciprociteti në fakt është masë e cila mund të përdoret kur pala tjetër vepron në kundërshtim me marrëveshjet, ligjet apo rregulloret në fuqi! Masën e reciprocitetit ka mund ta perdorë edhe qeveria Haradinaj, por ajo nuk e perdori sepse masa e reciprocitetit kërkon punë, angazhim, dije, energji, sinqeritet etj!

Masa e taksës në fakt ishte masë e një qeverie tipike përtace që kohën e kalonte nëpër oda e ndeja, me darka ku tingllonte qiftelia e kërciste alltia, ku flitej per kravata e rritje te rrogave, ku kujt s’i hante palla për varferinê e papunësinê, zatën edhe në këtë frymê u vendos për taksën në stilin “…futja ni taksê Serbisë qê t’na le rehat, se as ndejat rahat s’po mujm me i bo…”

E vetmja gjê me të cilen është marr qeveria Haradinaj, ishte rahatimi i qindra militantëve të PAN- koalicionit! Ramush Haradinaj ka mund me shty edhe dorëheqjen deri sa te fillonin zgjedhjet në Serbi e SHBA, por nuk e beri sepse kalkuloi me fitore në zgjedhjet të cilat vet i beri të jashtzakonshme e te parakohshme! Ne fakt Ramushi bëri gabim edhe kur e morri detyren e kryeministrit edhe kur e la detyren e kryeministrit!

Qeveria Kurti nuk e ka fare të lehtë sepse ka ardhur në momentin kur duhet dhënë epilog shumë çështjeve, nga ato të brendshmet sociale si papunësia e varfëria, vrasjet politike, gjykata speciale e deri te dialogu aspak i lehtë për ndarje perfundimtare nga Serbia! Të gjitha këto probleme të grumbulluara për dekada, kerkojnë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë!

Mendoj se Qeverisë Kurti nuk i mbetet tjetër, pos ta këthej gjendjen në pikën para taksës, të bashkëpunoj me aleatet tanê natyrorë SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë etj. dhe mos të harroj aleatin më tê madh të Kosovës e Shqiptarisê – Diasporën Shiptare! Qeveria Kurti duhet të punoj në bazë të ligjeve e marrëveshjeve në fuqi mes Kosovës e Serbisë, qe i bie se mund ta përdorë masën e reciprocitetit sa herë që Serbia të shkel ligjet në fuqi, por pa pas nevojë të deklaroj se reciprociteti e ka zevendësuar taksën!