“Tashmë kemi një ide të qartë ku do të shkojmë”, mjeku Tritan Kalo jep lajmin e mirë, tregon si do të zhduket koronavirusi në Shqipëri

16.04.2020 18:53:48

Mjeku Tritan Kalo tha se nëse respektohen masat e ndërmarra dhe fillon gradualisht lëvizja, popullata do të ketë mundësi që të fitojë imunitet nga sëmundja.

“Dorën në zjarr nuk mund të vërë askush se mundet që virusi të ketë qenë disa ditë më parë në Shqipëri. Sëmundja ka një periudhë heshtje. Në Wahan thonin se ne kemi parë raste më të çuditshme që edhe pas 14 dirë pra pas 17 ditësh është shfaqur sëmundja. Mund të ketë një luhatje të kësaj natyre ajo që kemi parë, shihet se pas javës së pestë të testimeve të para, të krijojnë një ide më të qartë se ku po shkojmë. Ne e kemi kaluar këtë fazë, tashmë kemi një ide të qartë ku do të shkojmë. Shtrëngimet janë të domosdoshme, sepse meqë përballemi me një sëmundje që nuk ka vaksinë. Nuk kemi një mjekim specifik, por kemi mjekime që kanë qenë të efektshme në disa sëmundje të ngjashme dhe i adaptohen edhe efektit të këtij virusi.  Për këtë arsye për të zbutur pak evolucionin e sëmundjes që mos të ketë kulme të menjëhershme, ku numri i të sëmurve e kapërcen mundësinë e spitalit, duke marrë masa të tilla këto të sëmurë do të vijnë gradualisht në spital.

Nëse respektohen masat, në kuptimin e ndërtimit të imunitetit gradual të popullatës të imunizohet sëmundja zhduket. Sëmundjet me vdekshmëri të lartë siç është Ebola, ato kanë kurba në zhvillmi të menjëhershme, por kanë shtrirje më të shkurtër. Këto sëmundje siç është COVID shtrihen në kohë, dhe nuk kanë vdekshmëri të lartë. Gradualisht do të jetë një sëmundje që ne do të mësohemi të bashkëjetojmë. Njeri duhet të bashkëjetojë me virusin, në mënyrë që ne nga virusi të distancohemi nëpërmjet imunitetit,” tha Kalo për Fax News.