Të armatosur ma kallashnikovë plaçkisin një dyqan në Belgjikë, shkaktojnë panik te qytetarët

22.10.2016 12:54:38

Tre burra të armatosur me armë kallashnikovë kanë grabitur një dyqan bizhuterie, duke shkaktuar kështu panik dhe evakuimin e qendrës tregtare “Cora Mall Shopping” në qytetin belg Chatelineau, i cili gjendet në provincën Hainaut
Mediat lokale raportojnë se ka pasur edhe dy shpërthime masive brenda qendrës tregtare.

Sipas një dëshmitari, disa persona të armatosur kanë sulmuar dyqanin e bizhuterisë “Hisoire d’Or”, raporton RTL, transmeton Gazeta Express.

“Tre persona të maskuar kanë hyrë në ndërtesë me armë të rënda, ata janë ende të lirë”, ka thënë komisionari i policisë së zonës, Eric De Brabander.

Një dëshmitarë i ngjarjes i ka thënë policisë se ka dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Komisionari i policisë gjithashtu ka konfirmuar për RTL se kanë ndodhur dy shpërthime brenda qendrës tregtare.

Personat e armatosur besohet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë, mirëpo ende nuk ka të dhëna për çfarë veture bëhet fjalë dhe në cilin drejtim kanë ikur.

Policia ka evakuuar mjediset në afërsi të qendrës tregtare dhe një numër i madh i forcave speciale tashmë kanë rrethuar zonën.