Të mërkurën protestohet në mbrojtje të ish-luftëtarit të UÇK-së

29.07.2019 19:24:32

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet protestë e organizuar nga OVL e UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Gjakovë, ka njoftuar gjithë familjet e Dëshmorëve, Martirëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës, si edhe gjithë qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë se të mërkurën me datë 31 korrik do të protestojnë në mbrojtje të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina.

Protesta do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, në Gjakovë dhe do të filloj në ora 11:00.

Tomorr Morina, është arrestuar të etjen e kaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.