Të shtëna në Napoli, dy të vdekur, një i plagosur

03.08.2016 19:14:46
Dy të vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci tragjik i një përplasjeje në qendër të qytetit të Napolit, ku dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri.
Ngjarja u shënua në qendrën historike të qytetit, “Vico delle Nocelle”, ku tashmë ka mbërritur policia për të hetuar.

Viktimat, të identifikuar tashmë nga policia, janë Ciro Marfe, 25 vjeç dhe Salvatore Esposito 32 vjeç. I plagosuri është Pasquale Amodio 40 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë për dyshime në lidhje me bandat kriminale, të cilat konkurrojnë përmes aktiviteteve të paligjshme në territorin e qytetit.