Telashe të tjera për Manchester City-n, rrezikon që të humbasë edhe titullin në Premier League

16.02.2020 14:56:18

Manchester City do të duhet që të ristrukturojë financat e klubit totalisht, e me shumë mundësi kjo do të çojë në shitjen e yjeve të ekipit si Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte, nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi dënimin e pezullimit me dy vite të klubit nga Liga e Kampioneve.

Ky dënim u dha nga Komisioni i Kontrollit Financiar për Klube i UEFA-s.  Por për “qytetarët” mund të ketë një tjetër ndëshkim. Ata rrezikojnë seriozisht që të humbasin edhe titullin e fituar në 2014-ën në Premier League, nëse hetimi nga institucioni drejtues i kampionatit, do të gjejë që ata kanë thyer rregullat financiare. Këto akuza City i mohon me forcë.