Tenton të bëjë vetëvrasje me medikamente

20.05.2018 13:34:04

Një rast i tentim vetëvrasjes ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Sipas Policisë, një person i gjinisë femërore është dërguar për tretman mjekësor, pasi që e njëjta ka konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, i cili po trajtohet si tentim vetëvrasje.