Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit serb

03.08.2018 22:47:59

Nga Skënder MULLIQI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi I zgjedhur më vota të LDK-se, e I zgjedhur gadi në gjendje të shtetrrethimit, është duke e futur Kosovën në rrugën pa krye. Pikëpamja e Thaçit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjoja së nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën, nuk përkon fare më realitetin. Disa muaj më parë ishte hedhur ideja për ndarjen e Kosovës, e tash gjoja bashkim te Luginës , e qe për mua është mashtrim . Kjo është një nismë e cila nese realizohet do të jetë katastrofale për shqiptarët.Sigurisht së kjo marveshje e hedhur nga Thaçi kontravers dhe I frikësuar nga Specialja është teza më e rrezikshme deri me sot për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Po shtyrohet pyetja, çfarë kuptimi ka ndërrimi I territoreve shqiptaro-shqiptare më Serbinë ? Si është e mundur që të lejohet një aventurë e tillë shumë e rrezikshme për paqën në rajon e ndoshta edhe më gjerë? Ti rrudhim kufijet shteteror e nacional prap pas gjithë këtye tragjedive që i pësuam historikisht, dhe gjithë atyre padrejtësive që na u bënë nga fuqitë e mëdha të kohës, jo që nuk justifikohet, por nuk ish dashur të lejohet të ndodhë kurrë. Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare. Ne shqiptarët do të jemi humbësit e mëdhenj. Shqiptarët duhet që të zgjohen, se është koha e fundit.Do të ndodheshin zhvendosje të popullatës që është e pa pranueshme për shqiptaret . Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, që janë tre komuna e gjysmë, pra pjesa veriore më pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës.Ndarja e Kosovës sipas planit të qetnikut, Dobrica Qosiqit ,kriminelit te luftës ,Sllobodan Millosheviqt , Akademise së Shkenacave dhe Arteve e shumë elaborateve kundershqiptare serbe ,jo që janë planet më ogurzeza , por është edhe dhe lajmi më i keq për Kosovën dhe shqiptarët në këto 100 vitet e fundit .Jo vetëm Hashim Thaçi , por komplet kjo klasë politike ka deshtuar në shtetndertim dhe mirëqenje të përgjthshme dhe mban pergjegjersi të madhe nese ndodhë coptimi i ri i trojeve shqiptare.Ne vend të përparimit , lulëzuan krimi e korrupcioni, kontrabandat , hajnit masovike të pronës shoqërore, e shumë negativitete të tjera . E kemi dhi punën më ka krejt , kur na u dha rasti historic ti kemi dy shtete shqiptare dhe gradualisht ti bashkojmë edhe tokat tona etnike. Gjithëçka do të ishte shumë në rregull dhe e drejtë sikur Kosovës ti bashkohet pjesa natyrale siq është Kosova Lindore , por është apsurde që Serbia të pranon një opcion politik të tillë, kur dihet për planet e tyre okupuese.Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit, dhe duhet të kthehen heret apo vonë , e jo të falim territore të reja Serbisë fashiste . Po flitet së do të këtë ridefinim të kufijve në Ballkan .Kjo çështje nga shumë kush komentohet së është ngritur nga takimi Tramp –Putin , ku nuk do të ekzistojnë më si shtete Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.Zor që ka kush informacione të sakëta së a është biseduar në Helsinki për temën e ndarjës së Kosovës. Kjo duket se është më shumë tezë dhe propagandë ruse .Nuk ka asnjë sinjal që amerikanët kan ndryshuar qendrim rreth ndryshimit të kufijve .Zor që Tramp mbeshtet ndonjë skenar rus në Ballkan , duke I cenuar serioziosht interesat amerikane . Rivizatimi i hartave në Ballkan ose përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit, pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transfer të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër…