Terror në një klub në Meksikë, vriten 5 persona

16.01.2017 15:07:56

Të paktën 8 persona janë qëlluar për vdekje, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një festival muzikor në Meksikë.

Në klubin ‘Blue Parrot’ në Playa del Carmen, pjesë e Festivalit BPM, që vizitohet nga mijëra  njerëz, kryesisht turistë britanikë, është bërë lajm në mëngjesin e sotëm.

Dy herësh janë dëgjuar të shtënat përbrenda klubit, përderisa po performonte DJ skotlandez Jackmaster , i cili përmes faqes së tij në twitter ka lajmëruar terrorin që përjetuan pas orës 2 të natës.

I pranishëm në mbrëmje ishte edhe birtanezi i famshëm DJ Jamie Jones.

“Dikush ka ardhur në klubin në Playa del Carmen dhe ka qëlluar në turmën e njerëzve”, ka thënë Jamie.