Thaçi falënderon Singaporin që njohu pavarësinë e Kosovës

01.12.2016 18:10:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vendimin e Singaporit që këtë të enjte morri vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Faleminderit Singapor për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”.

“Shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara e kanë bërë këtë, kështu Kosova po e forcon pozitën e saj në botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.