Thaçi: Kosova krah Turqisë në këto momente të vështira

11.12.2016 09:42:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i shqetësuar rreth lajmit të shpërthimit në Turqi

Ai ka thënë se Kosova qëndron krah shtetit turk si në kohë të mira ashtu edhe në ato të vështira.

“Shumë i shqetësuar me lajmin e shpërthimit në Stamboll. Kosova qëndron krah Turqisë si në kohë të mira ashtu edhe në këto momente të vështira. Drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.