Thaçi: Kosova po bëhet me ushtri moderne e profesionale

07.03.2017 15:14:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas dërgimit në Kuvend të projektligjit për FSK-në, ka thënë se Kosova  përfundimisht po e krijon ushtrinë e saj.

Ai më anë të një postimi në facebook, ka thënë se më përkrahjen e të gjitha institucioneve , vendi do ta ketë ushtrinë moderne, dhe shumetnike.

“Kosova përfundimisht po e krijon ushtrinë e saj. Kuvendit të Kosovës, sot ia dorëzova projektligjin për ushtrinë e Kosovës”.

“Me përkrahjen e të gjitha institucioneve, shteti i ynë po bëhet me ushtri moderne, profesionale dhe shumetnike”, ka shkruar Thaçi.