Thaçi: Mandati i Albright si Sekretare e Shtetit, ka lënë gjurmë edhe në Kosovë

23.01.2018 22:08:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 23 janarin e vitit 1997 të emërimit të Madeleine Albright në pozitën Sekretare e Shtetit në SHBA.

Thaçi është shprehur se mandati i Albright ka lënë gjurmë të mëdha edhe në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në kronologjinë e historisë politike, 23 janari i vitit 1997, shënon emërimin e parë të një gruaje për Sekretare të Shtetit në SHBA. Mandati i zonjës Albright ka lënë gjurmë të mëdha edhe për ne në Kosovë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.